Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun malazez Dushko Markoviq, deklaroi se qeveritë e dy vendeve janë të “angazhuar për procesin e lehtësimit të shkëmbimeve tregtare”.

“Na vjen mirë që sot kemi nënshkruar marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët kufitare në Zogaj. Kjo pikë do të jetë një burim më shumë për tregtinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”, theksoi Rama.  Ai gjithashtu njoftoi se të dy vendet kanë për qëllim edhe hapjen e një pike tjetër kufitare. Hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do të jetë me një rëndësi të veçantë sidomos për rajonin e Krajës, e cila përballet me vështirësi ekonomike dhe emigrimin masiv të të rinjve.

Share.