Nënshkruhet kontrata për projektin e kanalizimit në 4 lagjet e qytetit

0

Në Komunën e Ulqinit, sot me 11.09.2109, u bë nënshkrimi i kontratës në mes kompanisë italiane “Spiga S.R.P” nga Udine dhe Komunës së Ulqinit, për kryerjen e punimeve në rrjetin e kanalizimit për 4 lagjet e qytetit. Kompania italiane doli fituese në prokurimin publik të shpallur për këtë projekt, i cili mundësohet nga kredia e Bankës Evropiane për zhvillim dhe kap vlerën e mbi 4 milionë eurove.

Administratori i kompanisë italiane Mario Skarsini, shprehu kënaqësinë që kompanisë të cilën ai përfaqëson i është besuar një projekt me kaq rëndësi dhe siguroi se ata do të japin maksimumin që punimet të kryhen brenda afatit të parashikuar me prokurim. Kryetari i Komunës, Loro Nrekiq, tha se me kryerjen e këtij investimi do të bëhet një hap i madh në përmirsimin e infrastrukturës së qytetit si dhe deri në një masë do të përmirsohet edhe situata ekologjike në Port Milenë.

Share.

Leave A Reply