Nënshkruhet kontrata: Akuaparku pritet të jetë gati për sezonin turistik

0

Ditën e sotme në kabinetin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, u bë nënshkrimi i kontratës me kompaninë turke Polin, për qiramarrjen e tokës me qëllim ndërtimin e akuaparkut. Ky i nvestim, i cili u përfol për shumë vite me radhë, do të kap vlerën e rreth 7 milionë eurove dhe do të përbëjnë një ofertë të re në tregun turistik të Ulqinit, tha drejtori i ndërmarrjes Ulcinj Aquapark Entertainment, Eldin Pepiq. Sipas tij, pajisjet veç janë nisur për në Mal të Zi dhe pritet që ky park ujor të jetë gati për sezonin turistik.  Kryetari Nrekiq vlerësoi se ndërtimi i këtij parku është me mjaft rëndësi për përmirsimin dhe zgjatjen e sezonit turistik, por edhe për punësimin e të rinjve nga qyteti ynë. Vlera e qiradhënies së tokës është rreth 46.000 euro në vit për periudhë 30 vjeçare. Ndërtimi i këtij parku do të ndikojë pozitivisht edhe në aspektet e tjera ekonomike, thonë në qeverisjen lokale, pasi materiali që do të përdoret për ndërtim do të merret nga kompanitë e Ulqinit.

Share.