NËNSHKRUHET DEKLARATA E ULQINIT PËR PARANDALIMIN E MBETURINAVE DETARE

0

Kryetarët e pesë komunave  partnere nënshkruan sot  Deklaratën e Ulqinit për parandalimin e mbeturinave detare.

Deklarata  i obligon të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes të konsiderojnë seriozisht, të planifikojnë dhe zbatojnë masat që synojnë parandalimin dhe minimizimin e mbeturinave dhe shkarkimeve të pakontrolluara në mjedis, në mënyrë që të zvogëlojë rrjedhën e lumenjve, liqeneve dhe Detit Adriatik;si dhe të  Inkurajojnë uljen e mbetjeve të ngurta, ripërdorimin e mallrave riciklimin etj . Partnerët në projekt janë autoritetet përkatëse shtetërore dhe pesë bashki nga rajoni: Finik, Lezha nga Shqipëria, Neum dhe Trebinje nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Ulqini, komuna nikoqire  nga Mali i Zi.

Punëtoria është e organizuar si pjesë e projektit rajonal “Menaxhimi i Integruar i Mbeturinave dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor” (MLP) i financuar nga Ministria gjermane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ.

Projekti filloi në Prill 2018 dhe do të zgjasë deri në Mars 2022. Buxheti i përgjithshëm i projektit për të tre vendet është 3.5 milion EUR.

Share.