Nënshkruhen kontratat me sektorin civil

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjashtëmbëdhjetë shoqata Joqeveritare që punojnë dhe veprojnë në komunën e Ulqinit nënshkruan sot kontratën me komunën e Ulqinit për realizimin e projekteve. Për vitin 2014 OJQ-ve të Ulqinit janë ndarë 20 mijë euro nga buxheti i komunës së Ulqinit.

Sekretari i sekretariatit për veprimtari shoqërore Ahmet Aloshi  u shpreh para përfaqësueseve të sektorit civil se : “Këtë vit komuna e Ulqinit edhe pse në kushte të vështira ekonomike nuk ka hezituar të përkrah sektorin joqeveritar, jemi munduar të përkrahim projektet më kualitative, komisioni përkatës ka vlerësuar se i plotësojnë kushtet 16 shoqata, të cilat sot edhe do të nënshkruajnë kontratën me komunën e Ulqinit, ku përveç mjeteve kanë edhe obligimet ligjore”.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka deklaroi se: “puna e sektorit civil është një punë që plotëson  mangësitë e pushtetit lokal, ato duhet vlerësuar, por kurrsesi të shikohen si rivalitet apo kundërshtarë. Komuna e Ulqinit ka disa OJQ të cilat veçohen me veprimtarinë e  vet ,por edhe me specifikën e vet. Ne do të ju jemi pranë çdo herë, dhe do përkrahim idetë e mira që mund të kontribuojnë në avancimin e shoqërisë tonë.”

Share.