Nënë Tereza shpallet shenjtore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku u cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë.

Ky shenjtërim foli shqip. Në këtë shesh ishin me mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e shumë vende të tjera. Ndërsa pjesë e ceremonisë ishin klerikët shqiptarë që bënë edhe lutjen e parë në gjuhën shqipe.Mesha është drejtuar nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku i cili mbajti liturgjinë Eukaristike solemne dhe ritin e kanonizimit.

“Vullnetarët nuk presin as falënderime, as mirënjohje. Secili prej nesh mund të thotë se sikurse Zoti erdhi të më takojë kur kisha nevojë, ashtu edhe unë po eci drejt Tij dhe dua t’u shkoj në ndihmë atyre që kanë nevojë, familjeve në krizë, të sëmurëve, të burgosurve, të dobëtëve, emigrantëve, minorenëve të braktisur, ashtu sikurse edhe të moshuarve”, tha Papa Françesku.

Përpara mijëra pelegrinëve, ai lartësoi veprën e Gonxhe Bojaxhiut në tokë duke kërkuar nga mijëra të pranishmeve që ta përdorim si frymëzim në përditshmërinë tonë.

Share.