Nënat sot vazhdojnë protestën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënat e pakënaqura me uljen e kompensimeve  do të protestojnë sërish sot në mesditë para Kuvendit të Malit të Zi, ku do të kërkojnë nga qeveria të anulojë vendimin për të zvogëluar kompensimet  të cilat janë dhënë në bazë të lindjes së tre ose më shumë fëmijë. Njëra prej tyre, Rosanda Pekovic tha portalin për Antena M se kanë probleme me transportin nga veriu, dhe se disa nëna do të  vonhen për protestë, pasi do të vijnë me me tren. “Sidoqoftë para Kuvendit do të jetë një numër i madh i nënave.

Çdo grua që është me shëndet të mirë është paraqitour për të ardhur në  Podgoricë. Do të ketë më shumë protestuese se herën e fundit. Do ti mbrojmë të drejtat tona të fituara me të gjitha mjetet në dispozicion,” tha Pekoviq. Ato më herët kanë njoftuar se do të protestojnë deri sa të tërhiqet  vendimi për reduktimin e këtyre kompensimeve. Ministria e Financave ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë korrigjim të kompensimeve, pasi me buxhet janë planifikuar të jenë në masën e reduktuar prej  264 dhe 144 euro.

Share.