Nënat nga Rozhaja ndërpresin grevën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënat nga Rozhaja të cilat protestonin prej të enjtes para Qeverisë së Malit të Zi, u kthyen mbrëmë në shtëpitë e veta. Ata i kanë dërguar nismë  Qeverisë për miratimin e një rregulloreje mbi tarifat për të gjitha nënat e veriut që kanë ndonjë dëshmi se në byronë e punës kanë  kaluar 15 vjet dhe grave mbi 65 vjet që janë fshirë nga të dhënat e Zyrës.

Përfaqësuesja e tyre Rafeta Muriq tha se nga Qeveria u kanë premtuar se do të përpiqen ta paraqesin problemin e tyre para Kryeministrit. “Nëse  nuk i plotësojnë kërkesat, ne do të kthehet të hënën”, tha Muriq. Përfaqësuesja e Qendrës për të drejtat e grave Maja Raiçeviq, tha se nga Prokuroria do të kërkohen hetime se si është zhdukur dokumentacioni nga Byroja për punësim në Rozhajë, dhe askush nuk është marrë para përgjegjësisë për këtë.

Share.