Në vitin 2018 në Mal të Zi janë shënuar 2.380 raste të variçelës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Komunën e Ulqinit, por  edhe në mbarë territorin e Malit të Zi është shënuar numër i konsiderueshëm i rasteve të sëmundjes së variçelës. Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë njoftuar se deri më 21 dhjetor 2018 në territorin e Malit të zi janë shënuar 2.380 raste të prekur nga kjo sëmundje infektive. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, Pavle Marnikoviq tha për televizionin Teuta se edhe në komunën e Ulqinit është përhapur kjo sëmundje dhe paralajmëroi që fëmijët tek të cilët janë paraqitur simptomat e para duhet të evitojnë ndjekjen e mësimit në shkolla pasi në këtë mënyrë zvoglohen munëdsitë e përhapjes së mëtejshme.

Share.