Në Ulqin u shënua 21 shtatori , Dita ndërkombëtare e pastrimit të bregdetit

0

Në shënimin e Ditës ndërkomëtare të pastrimit të bregdetit, NP Të Mirat Detare mori pjesë në aksionin e pastrimit në të gjithë vijën bregdetare e cila orgnaizohet nga OJQ “Zero Waste Montenegro”.  Ulqini këtë vit u përzgjodh si destinacioni kryesor për realizimin e aksioneve të tilla me qellim ndërgjegjësimin sa më të madhë të të gjithë qytetarëve, u shpreh përfaqësuesi i NP Të Mirat Detare Nemanja Malovraziq . Pjesmarrës në aksionin e pastrimit ishin qytetarë nga vende të ndryshme të Malit të Zi , e posaçërishtë nxënës të shumë shkollave si nga komuna e Ulqinit , Tivarit , Budvës etj. Fëmijët pjesmarrës u shprehen mjaft të kënaqur që u bënë pjesë e një aksioni të tillë duke bërë apel që të gjithë të bëjmë kujdes me hedhjen e mbeturinave dhe ta ruajmë ambientin.

Share.