Në Ulqin u mbajtën audicionet e THE VOICE OF ALBANIA 6

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Audicionet e THE VOICE OF ALBANIA 6 u mbajtën edhe ne Ulqin. Në kerkim të zërit më të mirë shqiptarë edhe të rinjëve nga Ulqini u dha mudnësia që të shfaqin talentin e tyre. Në prani të organizatorëve Top Meida i besoj përzgjedhjen e talentëve të Ulqinit vetë Ulqinakut, këngëtarit Ardian Lulgjuruaj , njëherit edhe ndihmës trajner në sezonet e kaluara. U paraqitën një numer i konsiderueshëm i të rinjëve jo vetëm nga Ulqini por edhe nga Tuzi e Podgorica.

Këngëtari Lulgjuraj për Televizionin Teuta u shpreh i kënaqur me paraqitjen e të rinjëve, me zërin e tyre si dhe përzgjedhjet e këngëve . Në audicionet e mëparshme në THE VOICE nga Ulqini ka qënë Dino Zhygjelli i cili arriti suksese. Mbetet të zbulohet se kush nga të rinjtë që u paraqitën në audicione do të arrijë në Tiranë dhe të kaloje sfidën atje.

Share.