Në Ulqin të pakënaqur me fillimin e sezonit turistik

0

Në Ulqin ushtruesit e veprimtarive turistike janë të pakënaqur me fillimin e këtij sezoni turistik, ku numri i vizitorëve është dukshëm më i ulët se vitin e kaluar. Edhe pse regjsitrimi i tyre sipas Organizatës turistike ka pësuar rritje, në realitet gjendja nuk është e mirë. Qiramarrësit e plazheve, përveç motit të keq i cili ka ndikuar jo pak në këtë fillim sezoni, ankesa kanë edhe për inspeksionet e shumta, të cilët nuk kanë mirëkuptim për hallet e tyre. Ata ankohen se pazaret në karahasim me vitin e kaluar në këtë kohë janë për 30 deri në 50% më të ulta.

Share.

Leave A Reply