Në Ulqin sëshpejti mbërrijnë ekspertët e ICOMOS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i komunës Nazif Cungu pati një takim me Ambasadorën e Malit të Zi në Francë dhe përfaqësuesen e përhershme në UNESKO, Dragica Ponorac dhe drejtoreshën e  Drejtorisë për mbrojtjen e të mirave kulturore në Mal të Zi Anastasija Miranoviq. Në takim u fol për projektin që Ministria e Kulturës së Malit të Zi e realizon me ministrinë e kulturës së Kroacisë dhe të Italisë  për rregjistrimin e kështjellave dhe kalave  ndërmjet shekullit 15dhe 16 në Listën  e trashëgimisë botërore në UNESKO.

Kalaja e qytetit tonë është ndër lokalitetet e nominura nga territori i Malit të Zi. Kryetari Cungu shprehu kënaqësi që Kalaja e Ulqinit gjendet ndër kalatë e nominuara dhe se komuna do të përkrahë sejcilin aktivitet që ka për qëllim rregjistrimin e saj  në mbrojtje të UNESKOS. Ambasadorja Ponorac tha se eksperti nga rradhët e ICOMOS-it (Këshillit ndërkombëtar për monumente) që do të japë mendim për dosjen e nominuar të kalasë së shpejti do të vij në Mal të Zi.

Ajo shprehu shqetësim për objektet jolegale në Kala dhe konstruksionin e ashensorit sipas së cilës mund të paraqese kërcenim për kandidaturën e  Kalasë, andaj në këtë drejtim duhet ndërmarë hapa të shpejtë në sanimin e gjëndjes. Ajo po ashtu shtoi se me këtë problematike do të njoftojë të gjithë faktorët politik brenda dhe dhe  jashtë vendit.

Share.