Në Ulqin qëndroi Ministri i Kulturës Aleksandar Bogdanoviq

0

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri i Kulturës Aleksandar Bogdanoviq  dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai u prit nga  kryetari i Komunës, Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit dr.Ilir Çapuni , nënkryetari Astrit Hoxha etj. Në takim u vleresua  bashkëpunimi  i ndërsjelltë dhe  përkrahja që Ministria i ka dhënë  Komunës tonë , veçmas kur është në pyetje  ruajtja e trashëgimisë kulturore. Theks i veçantë  iu kushtua  dy projekteve që janë mbështetur nga Ministria, përfundimi i punimeve të Citadelës  në Kala dhe hulumtimet që duhet  të vazhdojnë në lokalitetin e Shasit . Po ashtu gjatë u fol për valorizimin  e trashëgimisë kulturore , pasi sic u tha Ulqini me rethinë  është i njohur për  objekte me vlera të mëdha  nga periudha të ndryshme. 

Dr.Ilir Çapuni  kërkoi që të hulumtohen dhe vlerat e mëdha  nënujore  gjë e cila u përshëndet nga të pranishmit. Ministri  theksoi nevojën  dhe përpjekjet që duhet bërë në objektet  muzeore si  pjesë e turizmit  kulturor. Këto munumente tha ai  duhet  të përdoren  si mundësi  për zhvillimin ekonomik  të qëndrueshëm.Po ashtu ishte konstatim i përbashkët që duhet shfrytëzuar më shumë mundësinë e thithjes së fondeve të Bashkimit Evropian por, u premtua mbështetje  nga ana e Ministrisë dhe për aktivitetet kulturore që zhvillohen  në qytetin tonë.  

Share.

Comments are closed.