ISHP ka rekomanduar që në disa komuna të vendit përsëri të ashpërsohen masat kufizuese kundër përhapjes së virusit korona. Ndër këto është edhe Komuna e Ulqinit, e cila është hapur vetëm ditën hënë , pas dy javëve të mbylljes së lokaleve dhe shkollave. Vendimi i TKN vjen pasi qyteti ynë ishte mbyllur si rezultat i vonesës në regjistrimin e të shëruarve, kurse tani si rezultat i vonesës së rezultateve të testimit, të cilët në qytetin tonë zgjasin nga 1 javë deri në 10 ditë. Ajo çka shqetson më së tepërmi është fakti se vonesa e testimeve bën që të mos ketë një statistikë të saktë se si është situata reale në komunën tonë. Është e qartë se institucionet shëndetsore po përballne me ngarkesë të madhe, por vendimet e TKN kanë kohë që nuk pasojnë një logjikë të qartë, dhe kjo për pasojë ka pasur edhe rënie të besimit në këtë autoritet.
Në Ulqin përsëri mbyllen lokalet dhe shkollat
Share.