Në Ulqin për momentin 19 të infektuar me Covid 19. Gjendja nën kontroll

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ulqini për momentin është qyteti bregdetar i Malit të Zi me më së pakti raste me Covid 19. Nga Shërbimi epidemiologjik i Shtëpisë së Shëndetit thonë se situata është nën kontroll, se qytetarët janë të disciplinuar dhe se masat e institucioneve përkatëse kanë dhënë rezultat.

I. Galiq: Situata epidemologjike në Ulqin është stabile dhe në qytet kemi një numër relativisht të ulët me 19 të infektuar. Kjo do të thotë se masat e ndërmarra por edhe sjellja e përgjegjëshme e qytetarëve kanë dhënë rezultat. Duke pasur parasysh se në Ulqin ekziston edhe qendra e karantinimit në Zogaj, shërbimet që merren me shëndetin publik kanë qenë të angazhuara në qytetin tonë edhe në periudhën në mes valëve të sëmundjes.

Që prej fillimit të sëmundjes në laboratorët e Instituti për shëndet publik janë dërguar 907 analiza nga Ulqini , kurse nga fillimi i valës së dytë janë testuar 302 persona:

 

I.Galiq:  Sa u përket analizave ditore që dërgohen nga Ulqini , numri varet nga mjekët e zgjedhur, por mesatarisht dërgohen rreth 10 për çdo ditë. Përzgjedhja varet edhe nga simptomat që pacientët tregojnë, çka do të thotë se secili që tregon probleme me frymëmarrje automatkisht testohet.

 

Edhe pse numri i turistëve në Ulqin është i vogël, çdo fundjavë në qytet vjen një numër i konsiderueshëm i turistëve nga qytetet e tjera të vendit. Për këtë epidemiologët sugjerojnë që të respektohen masat e sjellura , sidomos nga të rinjtë, të cilët për shkak të lëvizjeve më të shumta, janë edhe përçuesit më të shpeshtë të sëmundjes.

Share.