Në Ulqin organizohen “Ditët e automjeteve elektrike”

0

Në kuadër të projektit “eGUTS”-Electric, Electronic and Green Urban Transport System”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Transnacional të Danubit, Komuna e Ulqinit organizon “eMobility Days”, me parullën “E ardhmja është elektrike”. Qëllimi i aktivitetit është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e përdorimit të automjeteve elektrike, ndikimin pozitiv që ato kanë në ambient, në cilësinë e ajrit si dhe në uljen e trafikut në qendër të qytetit. “eMobility Days” do të mbahen me 2 dhe 3 gusht, ku në ditën e parë në Ranë do të prezantohen modelet e automjeteve, motoçikletave dhe trotinetëve elektrik, kurse dita e dytë është e rezervuar për pronarët e restoranteve dhe ato të ushqimit të shpejtë, të cilëve do tu prezantohen modelet e motoçikletave elektrike për dërgime të ushqimit.

Share.

Leave A Reply