Në Ulqin numër i madh i mysafirëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Festa e 1 Majit ka shënuar fluksin e parë dhe të madh të mysafirëve në qytetin e Ulqinit ku edhe kësaj here dominojnë ato nga Kosova.

Në pikën kufitare të Sukubinës numri i madh i automjetëve me regjistrim nga Kosova tregon se edhe këtë vit mysafirët e parë dhe të përhershëm janë nga shteti më i ri në ballkan. Radhët janë të gjata edhe deri në 2 kilometra,ku pritjet janë nga 40 minuta deri në 1 orë e gjysëm.  Është vështirë të flitet me numra, por mendohet që në Ulqin për momentin janë mbi 16 mijë mysafirë.

Për shqiptarët nga Kosova,  Ulqini mbetet qyteti i tyre i preferuar për të kalaur qoftë edhe një ditë.

Edhe ditët në vazhdim, duke përfituar nga ditët e pushimit për nder të 1 Majit numri i mysafirëve në qytetin e Ulqinit do të jetë mjaft i madh, nëse shihet tendenca e kesaj të shtune e të diele.

Share.