Në Ulqin dalja 47%. Gjukanoviq fiton 77.8% të votave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Ulqin dalja e votuesve në zgjedhjet presidenciale ka qenë e ulët, vetëm 47%, por Gjukanoviq arriti të marrë pjesën dërrmuese të tyre, plot 77.8%, ose 7353 vota.

Pas Gjukanoviq më së shumti vota mori Draginja Vuksanoviq 1100, duke shënuar rezultat 3 herë më të mirë se partia e saj në zgjedhjet lokale. Edhe Gjukanoviq pati rezultat shumë më të mirë se Partia Demokratike e Socialistëve, e cila në zgjedhjet lokale pati më pak se 3000 vota. Mlladen Bojaniq në Ulqin mori 850 vota.

Share.