Në Tuz u bë prezantimi i Agrobuxhetit per vitin 2020

0

Dje në Komunën e Tuzit nga ana e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural në bashkëpunim me Sekretariatin për bujqësi dhe zhvillim rural të Komunës së Tuzit u bë prezentimi i Agrobuxhetiti për vitin 2020. Nga ana e Ministrisë morën pjesë ndihmësministrja Radana Damjanoviq, Enis Gjokaj-shef në departamentin për zhvillim rural, Gojko Baboviq-shef i departamentit për këshilla nga lëmia e prodhimtarisë blegtorale dhe Vukota Stanishiq-shef i departamentit për këshilla nga lëmia e prodhimtarisë bimore. Interesimi për pjesëmarrje në këtë prezentim ishte i madh, dhe gjatë prezentimit qytetarët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të kërkojnë sqarime më të detajuara, njoftojnë nga Komuna e Tuzit.

Share.