Në turneun “Karisma Adriatic Montenegro” sot fitues doli Alejo Lingua

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Ulqin përfundoj turneu botërorë në tenis “Karisma Adriatic Montenegro” ku fitues doli lojtari nga Argjentina, Alejo Lingua. Tenisti argjentinas në finalen e madhe u takua me Felix Gill nga Britania e Madhe të cilin e mposhti me rezultatin 6-3, 6-2.

Turneu “Karisma Adriatic Montenegro Wolrd Tennis Tour”, ka grumbulluar sportist nga vende të ndryshme të botës, si Europa, Amerika, Amerika Jugore, por jo vetëm.

Kjo është hera e parë që në Mal të Zi organizohen turne të cilët mund t’u shërbejnë tenistëve më të talentuar për të fituar pikët e para ATP në vendin e tyre.

Turneu i radhës do të vazhdojë të marten në terenet sportive të klubit të tenisit “Belvi”, njëherit dhe nikoqirët e kësaj ngjarje të madhe sportive.

Për herë të parë, Televizioni Teuta transmetoj direkt finalen e madhe.

Share.