Në tregun e Katërkollës çmimet e volitshme, mbizotron malli vendas

Në tregun e Katërkollës çmimet e volitshme, mbizotron malli vendas

0

Dita e tregut në Katërkollë përveç që tubon numër të madh të shitësve, mbledh në një vend edhe banorë të shumtë të kësaj treve të cilët këtë ditë e shrfytëzojnë edhe për tu takuar me miq e shokë.

Temperaturat e ulëta nuk ndikuan që  tregu në Katërkollë të mos jetë i furnizuar  mirë me produkte nga më të ndryshmet, ku mbizotëruan ata të vendit.

Këtu mund të furnizoheni me produkte bio me çmime të volitshme ,një ndryshim i madh nga tregu i pemë-perimeve në Ulqin.

Edhe pse me çmime të ulëta, shitësit ankohen se interesimi është i dobët .Pagat minimale nuk ju mundësojnë që të furnizohen me produktet elementare për jetë.Karakteristikë e këtij tregu janë produktet vendase,siç u shprehen disa nga shitësit.

Terhani dimrit kërkohet më shumë,andaj në disa stenda kishte të ekspozuar pikërisht terhan ku për një kilogram duhet ndarë 2,50 deri në 3 euro. 1 kilogram groshë katundi në tregun e Katërkollës kushton 3 euro. Mollat e  japanit dhe mandarinat mbajnë çmim të njëjtë 30 cent një kilogram.

Malli i cili ishte më i kërkuari në këtë ditë tregu ishin ullinjt vendas për të cilët duhet ndarë 2 euro për një kilogram, ndërsa një kilogram hudhra kushton 3 euro . 1 euro duhet ndarë për një kilogram miell misri.

Please follow and like us: