Në sulmin në Nicë nuk ka viktima nga Mali i Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Nicë, ku si pasojë humbën jetën 84 vetë, dhe mbi 100 u plagosën, nuk ka pasur viktima  e as të lënduar  nga Mali i Zi, lajmërohet nga Ministria e punëve të jashtme.

Nga ky institucion thuhet se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente franceze , dhe se deri tani nuk kanë lajme që ndonjë shtetas malazez ka qenë në vendngjarje. Në tragjedinë më të rëndë të historisë së qytetit, Mohamed Buhle me prejardhje nga Tunisia me një kamion ka përplasur për vdekje 84 vetë dhe plagosur mbi 100 të tjerë para se të vritje nga policia franceze.

Share.