Në Shtëpinë e Shëndetit së shpejti vakcinat kundër gripit sezonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin së shpejti do të fillohet me vaksinimin kundër gripit sezonal.Këtë vit Shtëpia e Shëndetit do të fitojë më shumë doza të vaksinës. Çdokush që është në moshë mbi 65 vjet e që ka probleme shëndetësore, gratë shtatzëna apo punonjësit shëndetësor, duhet vaksinuar kundër gripit sezonal një herë në vit. Mënyra më efikase për ta parandaluar infeksionin apo ndërlikimet si pasojë të gripit është vaksinimi,shprehet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Dr PAvle Marnikoviq.

Marnikoviq tha se vaksinat kundër gripit janë të sigurta, ndërsa efektet e padëshiruara janë minimale, sidomos nëse krahasohen me rrezikun nga ndërlikimet si pasojë e gripit.

Disa persona, siç janë të moshuarit, shtatzënat, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar nga zhvillimi i ndërlikimeve serioze si pasojë e gripit. Punonjësit shëndetësor për çdo ditë ekspozohen ndaj një numri të madh virusesh, përfshirë këtu edhe virusin e gripit.

Share.