Në shtator në Mal të Zi qëndruan rreth 130.000 turistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Malin e Zi në muajin shtator e vizituan 129,700 turistë, çka përbën rritje prej 14.9% në krahasim me vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Monstat. Në strukturën e turistëve dominojnë të huajt, kryesisht rusët, 21.9%, serbët 10.3%, francezët 7.9%, polakët 5.9% e kështu me radhë.

Numri më i madh i fjetjeve është regjistruar në vendet bregdetare ,90%,  në kryeqytete 4,9%, kurse në viset tjera 4,1%.

Share.