Në SHF “Boshko Strugar” u përurua libri “Princesha Albionë” i shkrimtarit Asllan Bisha

0

Përmbledhja me tregime për fëmijë “Princesha Albionë” e shkrimtarit Asllan Bisha është përuruar sot (të premten) në Shkollën Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, ku autori ka punuar si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Në emër të botuesit, nxënësit dhe mësimdhënësit e pranishëm i ka përshëndetur kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba. Ai dhe dr. Gani Karamanaga kanë folur për autorin, krijimtarinë e tij dhe librin “Princesha Albionë”.

Autori Asllan Bisha, në fjalën e tij, ka treguar se deri tani ka botuar pesë libra për fëmijë dhe se me këtë libër e ka përmbyllur krijimtarinë e tij për fëmijë.

Nxënësit e dalluar kanë lexuar disa fragmente nga libri.

Përurimi është përgatitur nga mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Aishe Resulbegu.

Të pranishëm në përurim kanë qenë edhe përfaqësuesit e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, i cili e ka mbështetur projektin e botimit të librit.

Share.