Në SH.F “Marko Nuculloviq” për të dytin vit po mbahet shkolla verore e mësimit të gjuhës angleze

0

Për të dytin vit me rradhë në shkollën fillore Marko Nuculloviq në Shtoj është duke u zhvilluar shkolla verore e mësimit të gjuhës angleze.Zuzana Tomash udhëheqësja e projektit e njëheri edhe profesoreshë në univerzitetin Eastern Michigan u shpreh pët Televizionin Teuta se janë rikthyer përsëri nëkëtë shkoll si rezulatat i suksesit të vitit të kaluar. Silvia Marnikoviq kordinatore e projektit u shpreh se kjo shkollë verore për nxënësit dhe për profesorët e gjuhës angleze të komunës së Ulqinit do të thotë shumë. Sepse u ndihmon atyre në avansimin e mësimit të gjuhës angleze. Marnikoviq shtoj se të hënën me datë 1 korrik në shkollën fillore Boshko Strugar do të mbahet forum për arsimtarët e gjuhës angleze të komunës së Ulqinit, ku arsimtarët nga Amerika do të kenë mundësi të shkëmbjenë në mes vete përvojat e punës me nxënës. Shkollën verore të mësimit të gjuhës angleze po e ndjekin rreth 100 nxënës.

Share.