Në Sh.F.”Gjergj Kastrioti Skenderbeu “ në Krajë kanë mbetur vetëm 85 nxënës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga më shumë se 500  nxënës që ishin në vitin 1975 në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Krajë, tani kanë mbetur vetëm 85 të shpërndarë në 11 paralele. 7 ndodhen në shkollën qendrore, 4 në paralele të ndara, ndërsa në Bobosht 2 klasë me nga 4 nxënës, sikur edhe në fshatin Skje. Shkollat në Ftjan dhe Kështenjë janë mbyllur pasi me vite punonin me vetëm një nxënës. Drejtori Beqir Berjashi thotë se nga viti në vit ka një rënije të ndjeshme të numrit të nxënësve , gjendje e cila sipas tij  është mjaft shqetësuese. Në këtë shkollë punon edhe një paralele parashkollore, e cila sipas fjalëve të drejtorit Berjashi, është treguar mjaft e sukseshme pasi ka interesim të prindërve që ti sjellin fëmijët e tyre ,sidomos nga mosha 3 deri në 5 vjeç. Ky institucion veçohet edhe për aktivitete të shumta që organizohen jashtë planit mësimor. Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” është e vetmja në territorin e Komunës së Tivarit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Share.