Në qendrën ditore “Sirena” planprogrami vjetor është realizuar 100%

0

Plani dhe programi vjetor në vitin 2019 i paraparë për Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin, është realizuar 100%, tha për TV Teuta drejtori i kësaj qendre,Bilal Alaj. Edhe përkundër situates së rëndë financiare që ka kaluar kjo qendër, falë donatorëve,si vendas ashtu edhe nga diaspora ,ky institucion ka siguruar pagat e punëtorëve, transportin e fëmijëve,si dhe ushqimin e rregullt. Në këtë qendër aktualisht janë 32 fëmijë të rregullt dhe mbi 20 të parregullt, dhe ky numër  sipas drejtorit Alaj çdo javë është në rritje. Ai shton me rritjen e numrit të fëmijëve ka mungesë si kadrovike ashtu edhe të hapësirës për fëmijë.

Share.