Ne Prishtine u be promovimi I Kalendarit “Zonjat qe bejne shqiptarine”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

KultPlus Caffe Gallery ne Prishtine, ishte nikoqire e aktivitetit te radhes te Albanian Excellence, ku u be promovimi I Kalendarit me Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, I realizuar nga Albanian Excellence.

Drejtoresha ekzekutive e Albanian Excellence, dhe ideatore e ketij kalendari, Flora Nikolla, e hapi kete mbremje ne te cilen ka shpalosur rrugetimin e Allbanian Excellence, pastaj idete e ndryshme dhe aktivitetet te cilat gjate ketyre viteve I kane bere. Ajo ne vecanti u ndal edhe te Kalendari I Zonjave qe bejne Shqiptarine, duke spjeguar veshtiresite dhe kenaqesite qe kishte gjate realizimit te tij. Kalendari permban Zonjat e suksesit shqiptare, ne te cilin shume zonja jane paraqitur me veshje tradicionale nga trevat shqiptare, dhe poshte fotografise kane pasur edhe thenjet e veta, si moto e tyre e suksesit.

Gjate mbremjes u degjuan edhe rrefime te zonjave te pranishme te cilat vinin nga treva te ndryshme shqiptare, duke perfshire Shqiperine, Kosoven, Presheven dhe Malin e Zi. Te gjitha me shume deshire shpalosen pjese nga jeta e tyre e suksesit, por edhe vleresimin per cmimin e fituar, pa anashkaluar edhe rrefimin e historise se fotografise e cila ndodhet ne kalendar.

Surpriza e mbremjes ishte edhe dhenja e cmimit “Zonje qe ben Shqiptarine 2019” zonjes Voltana Ademi, e cila kishte ardhur enkas per kete mbremje ne Prishtine.

Zonja Ademi, pas marrjes se cmimit iu bashkua panelit dhe me shume emocione e falenderoi Albanian Excellence qe e nderoi me kete cmim, dhe krahas kesaj, ajo me shume dashamiresi tha se eshte e kenaqur te jete pjese e aktiviteteve qe I perkushtohen grave shqiptare.

Flora Nikolla, edhe perkunder veshtiresive te shumta, ajo tashme me Albanian Excellence per vitin 2020 paralajmerojne shume aktivitete, kurse njeri nga ato eshte realizimi I aktivitetit te madh me Zonjat shqiptare qe bejne boten. 

Pas perfundimit te aktivitetit, mbremja ne Kult Plus vazhdoi me tinguj muzikore dhe koktej te rastit, per te mundesuar shoqerimin e metejshem te zonjave te trevave shqiptare.

Share.