Në pranga 17 xhihadistë, një prej tyre Kosovar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Italia, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Finlanda janë vendet, ku janë arrestuar 17 persona; 16 kurdë dhe një kosovar; me akuzën e krijimit të një “grupimi, me qëllim terrorizmin ndërkombëtar”.

Në Itali, ku janë arrestuar 7 persona, operacioni është kryer nga grupi operativ special i karabinierëve. Sipas hetuesve, organizata e shpartalluar mishëron evolucionin xhihadist tradicional, por paraqitet akoma më solide, më një strukturë të fortë hierarkike dhe me drejtues në Norvegji.

Celula italiane, në të cilën duket se bënte pjesë edhe kosovari Eldin Hoxha, ka qenë shumë aktive në propagandë. Përdorimi i internetit ka bërë që grupi, megjithëse i shpërndarë në disa vende europiane, të ishte tepër i bashkuar dhe i koordinuar më së miri në aktivitetin e tij.

Share.