Në Podgoricë panairi ndërkombëtar i librit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në panairin ndërkombëtarë të librit dhe arsimimit , i 12-ti  me radhë , cili mbahet në Podgorcië prej sot deri me 9 maj, do të paraqitën më tepër se 100 përfaqësues nga Mali i Zi, rajoni dhe Evropa. Siç është kumtuar,  vendin e vetë të prezantimit do ta fitojnë si botuesit e mëdhenj po ashtu  edhe  ata të vegjëlit, çka është  vendim i organizatorit, nga shkaku,siç kanë potencuar se për librin nuk duhet të ketë barriera.

Paralajmërohet se botimet e shumta do të shiten me çmime të ulëta, kështu që adhuruesi i librit më lehtë do të mund të furnizohet me botime të reja, të cilat ai dëshirojë ti siguroj. Organizatorët kanë kumtuar gjithashtu se në këtë panair do të marrin pjesë një numër i madh nga bota e letërsisë, arsimimit dhe shkencës, kështu që vizitorët do të mund të marrin pjesë në promovimin e autorëve të shumtë nga Mali i Zi dhe Rajoni.

Share.