Në plazhin Saranda kërkohet edhe një vend më shumë, mysafiret në Ulqin gjejnë rehatinë dhe sigurinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ulqini vazhdon të jetë destinacioni më i kërkuar për vizitor. Ky vit shënoj numër rekord të pushuesve të cilët shprehen të kënaqur me kushtet që i ofron ky qytet bregdetar, por edhe me sigurinë që kanë.

Pronari i plazhit dhe restorantit “Saranda “  Halil Dali Truma ka thënë për Televizionin Teuta se është më shumë se i kënaqur me sezonin turistik, dhe se nuk kishte pritur një fluks  kaq të madh.

Në vitin 2019 Ulqini ka pas humbur një numër të konsideruar të mysafirëve nga Kosova, dhe Diaspora duke zgjedhur destinacione tjera për pushime, por të njëjtit shprehet Truma janë rikthyer përsëri Ulqinit   me pretekst se si në Ulqin askund tjetër nuk mund të pushojnë dhe të argëtohen.

Truma shprehet se këtë vit struktura e mysafirëve është e larmishme, mysafiret vijnë nga rajoni, Bosnja Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria, por nuk mungojnë turist edhe nga vendi, numër më i madh i turistëve që janë duke qëndruar në Ulqin janë si zakonisht turistët potencial nga Kosova.

H.Nelaj

Share.