Në plan ndërtimi i tunelit Rozhaje-Pejë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërtimi i tunelit me gjatësi 7,25 km në kuadër të autostradës Tivar-Boljare-Beograd-Prishtinë-Pejë, është real dhe mund të jetësohet, është konkluduar në mbledhjen e përfaqësuesve të Ministrisë së komunikacionit të Malit të Zi dhe Ministrisë së rregullimit hapsinor të Kosovës.

Ky projekt tashmë ka marrë edhe karakter ndëkombëtar, pasi kryeministri Ramush haradinja e ka prezantuar edhe në samitin e Sofjes. Në mbledhje u prezantua projekti ideor, sipas të cilit ndërtimi i tunelit do të kushtonte 106 milionë euro kurse e gjithë rruga që do të lishte dy qytetet, 181 milionë euro. Me këtë investim, gjatësia e rrugës ndërmjet Rozhajës dhe Pejës do të shkurtohej nga 47 në 23.5 km.

Share.