Në pikën kufitare në Sukubinë në qershor kaluan 245 mijë udhëtarë dhe 60 mijë automjete

0

Radhët  në kalimin e përbashkët kufitar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë Sukubinë-Muriqan tashmë kanë filluar,dhe pritet një rekord i numrit të udhëtarëve dhe automjeteve këtë sezon.Vitin e kaluar në këtë pikë kufitare kanë kaluar dy milionë e 360 mijë njerëz kurse sivjet në nivelin e përditshëm  kalojnë aktualisht 10-11 mijë, ndërsa në gusht, kur është fluksi më i madh pritet të regjistrohen rreth  25-30 mijë kalime në një ditë. Gjatë muajit të kaluar në qershor ka pasur rreth 245 mijë udhëtarë dhe rreth 60 mijë 513  automjete, një rritje prej 32 përqind krahasuar me vitin e kaluar , tha komandanti i Stacionit të Policisë Kufitare Ulqin, Zhelko Xhariq .

Në këtë pikë kufitare në ndihmë kanë arritur edhe  10 policë për të përshpejtuar punën e punkteve dhe pritjet në kufi , të cilat sipas Xhariqit mund të jenë prej një orë deri një orë e gjysmë. Kur zyrtarët e policisë kufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë vlerësojnë se është e nevojshme, dhe bëhen radhët e gjata aplikohet metoda e përshpejtimit të kontrollit për të ju shmangur pritjeve të gjata,ku në këtë rast nuk aplikohet kontrolli i detajuar i dokumentave .Xhariq apeloi tek policia Komunale që të ndërmarrin masa për largimin e shitësve ambulant në afërsi të kufirit të cilit sipas tij ndikojnë në zhvillimin e rregullt të komunikacionit.

Share.