Në nëntor , Samiti i Parë i Diasporës në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ambjentet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë në krye me Ambasadorin Ernal Filo, u bë prezantimi i materialit informuese mbi dy nismat më të fundit të Qeverisë Shqiptare: Samiti i Parë i Diasporës në Tiranë i cili do të mbahet nga data 18-20 nëntor 2016, dhe Aplikacioni E-Konsullata i cili vjen në ndihmë të shtetasve shqiptar, kudo që ndodhen nëpër botë, përmes shërbimeve dhe njoftimeve të ndryshme.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të degëve të shoqatave të diasporës nga Mali i Zi të cilet aktivitetin e tyre e zhvillojnë në SHBA dhe vende të tjera.    Gjithashtu të pranishme ishin edhe mediat,  në mesin e të cilave ishin të ftuar edhe perfaqesuesit e Televizionit Teuta më në krye drejtoreshen Ilmira Lika ,si media e cila ka rol të veçant tek shqiptarët në Diasporë duke i informuar ata ni kohi reale.

Ky samit organizohet pir herë të parë me qellim  shkëmbimin e mendimeve  në kryeqytetin e Shqipërisë. Ambasadori Ernal Filo bëri një panoramë mbi qëllimin dhe pritshmëritë e këtij aktiviteti.

Të pranishmit u informuan mbi kontributin që ata mund të japin në kuadër të këtij samiti në drejtim të adresimit të problematikave me të cilat ndeshen shqiptarët kudo në botë.Konsulli Janko Shelçaj, prezantoi aplikacionin E-Konsullata që synon thjeshtësimin dhe lehtësimin e shërbimeve dhe marrjes së informacionit konsullor.

Share.