Në Mal të Zi me një dozë deri tani janë imunizuar 26.3% e popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri më tani, në Malin e Zi janë dhënë 155.5 mijë doza të vaksinave të koronavirusit, nga të cilat 120,012 qytetarë morën dozën e parë dhe 35,488 u imunizuan plotësisht. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 26.3 përqind e popullsisë së rritur, kurse të dyja dozat 7.8 përqind. Siç u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme janë dhënë 1,452 doza të vaksinave. Ministria kujtoi se, përveç 140 pikave ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin, qytetarët dhe vizitorët në Budva dhe Ulqin mund të vaksinohen në pikat e lëvizshme të vaksinimit gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Share.