Në Mal të Zi katër herë më shumë të infektuar se vitin e kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i rasteve aktive të koronavirusit në Malin e Zi dje ishte 7,467, që është katër herë më shumë se në të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kur nuk ishte në dispozicion asnjë vaksinë, shkruan Vijesti.

Sipas raportit të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), gjashtë persona humbën jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa një vdekje u regjistrua në të njëjtën ditë të vitit të kaluar.

Aktualisht janë 2,397 raste aktive të koronavirusit në Podgoricë, 694 në Nikshiq, 635 në Tivar, 484 në Budva, 463 në Ulqin, 459 në Pljevlja, 393 në Bijelo Polje, 292 në Berane, 282 në Herceg Novi, 271 në Rozaje, 208 në Kotor dhe 171 në Danilovgrad etj.

Sipas masave të reja, të miratuara të premten, vetëm njerëzit që janë vaksinuar plotësisht ose kanë një test negativ që nga e marta mund të hyjnë në Mal të Zi.

Një nga kushtet nga certifikata dixhitale kërkohet gjithashtu për hyrjen në qendrat tregtare, disko, shkuarjen në festime private, dasma, ndeshje …

Share.