Në Mal të Zi edhe 354 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid 19. Gjendja më e rëndë në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata me virusin korona në Mal të Zi vazhdon të përkeqësohet. Dje janë regjistruar edhe 354 raste të reja, ndërsa 8 persona e kanë humbur jetën. Situata në veçanti paraqitet e rëndë në komunën e Ulqinit, ku dje ka pasur 27 raste të reja dhe 2 vdekje. Gjendja po rëndohet edhe në kryeqytetin Podgoricë, ku dje janë identifikuar 170 raste, si dhe në Cetinë me 28 raste të reja. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 242 persona kurse numri i rasteve aktive është 3729, prej të cilve 173 në komunën e Ulqinit.

Share.