Në Mal të Zi deri tani janë rivaksinuar rreth 102.000 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri sot në Mal të Zi janë dhënë, 242,070 doza të vaksinave kundër koronavirusit , tregojnë të dhënat e faqes  covidodgovor.me. Doza e parë e vaksinës së koronavirusit është marrë nga 140,068 qytetarë ose 22,6 përqind, dhe e dyta nga 102,002 persona ose 16,5 përqind e popullsisë së përgjithshme. Dje në Mal të Zi u dhanë 3,196 vaksina , nga të cilat 735 ishin dozë e parë kurse  2,461 ishin doza e dytë. Për momentin në Mal të Zi janë në dispozicion vaksinat e prodhuesve Sinofarm e Astra Zeneca, si dhe sasi të vogla të Pfizer, kurse së shpejti pritet edhe arritja e vaksinave ruse Sputnjik.

Share.