Në Mal të Zi deri tani janë dhënë afër 304 mijë doza vaksinash

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi deri tani janë dhënë rreth 304 mijë doza vaksina kundër korona virusit. Dozën e parë kundër këtij virusi deri tani e kanë marrë 159 mijë e 478 qytetarë , ose 25.7% , kurse dozën e dytë 144 mijë e 485 persona ose 23.3% të numrit të përgjithshëm të banorëve. Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi janë dhënë 181 doza të para të vaksinës  dhe në të njëjtën kohë dozën e dytë e kanë marrë 167 persona. Deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 34.9% kurse janë rivaksinuar 31.6% të banorëve të moshës madhore. Të përkujtojmë se vaksinimi masiv kundër Covid 19 në Mal të Zi ka filluar në 4 maj të këtij viti.

Share.