Në Mal të Zi 60 raste të reja dhe një viktimë tjetër nga Covid 19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Laboratorët e Institutit për Shëndet Publik të Malit të Zi në 24 orët e fundit kanë kryer 431 analiza, nga të cilat 60 kanë rezultuar pozitive me Covid 19, njoftohet nga ky institut. Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Podgoricë, 30, 13 janë nga Biello Polje, 7 nga Nikshiqi, 3 nga Berane, 2 nga Budva, kurse nga 1 të infektuar kanë regjistruar Herceg Novi, Tivari, Kotorri, Gucia dhe Ulqini.  Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 152 persona, çka e ka zbritur numrin e të infektuarve aktiv në 1762. Fatkeqësisht, një pacient tjetër e ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes. Bëhet fhjalë për një të infektuar nga Podgorica, më të cilin numri totla i viktimave në Mal të Zi ka shkuar në 51.

Share.