. Në Mal të Zi 50 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid 19. 6 të infektuar të rinj nga Ulqini

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi sot ka qenë dita më negative sa i përket numrit të vdekjeve nga Covid 19, pasi janë regjistruar 4 viktima të tjera të sëmundjes, u njoftua në konferencën e sotme për media të Trupit Koordinues Nacional. Viktimat ishin nga Podgorica, Nikshiqi dhe 2 nga Biello Polje, nga të cilët dy ishin në moshë të re, 50 dhe 38 vjeçare, me të cilët numri i viktimave nga sëmundja në Mal të Zi ka shkuar në 57. Në 24 orët e fundit u analizuan 481 mostra, prej të cilave 50 rezultuan pozitive. Numri më i madh janë nga Podgorica, 23, kurse nga 6 të infektuar janë nga Ulqini dhe Biello Polje, Berane 3, nga 2 janë në Kotorr, Budva, Plevlja dhe Rozahjë, kurse nga 1 janë në Tivar, Cetinë , Mojkovac dhe Herceg Novi. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 163 persona, çka do t thotë se numri i rasteve aktive është 1322. Nga këto, 170 janë të shtruar në spital, dhe 2 ndodhen në rrezik për jetën.

Share.