Në Mal të Zi 232 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19 . 6 raste nga Ulqini

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 811 analiza për Covid 19 nga të cilat 232 kanë rezultuar pozitive njoftojnë nga ISHP. Gjatë kësaj kohe tre pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes. Gati gjysma e rasteve të reja janë nga Podgorica, 107, 41 janë nga Plevla, 23 nga Nikshiqi, 18 nga Budva, 12 nga Berana, 11 nga Cetina, 6 nga Ulqini, 5 nga Biello Polje, 3 nga Plava, 2 nga Tivari, kurse nga 1 i infektuar janë në Mojkovc, Andrijevicë, Kollashin dhe Tuz. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 355 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 3869, prej të cilëve 67 në Komunën e Ulqinit

Share.