Në Mal të Zi 145 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid 19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë analizuar 561 mostra nga të cilat 145 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe, 4 të infektuar e kanë humbur betejën me sëmundjen. Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica, 65, dhe Nikshiqi 34, kurse nga Ulqini nuk ka pasur të infektuar. Në këtë periudhë janë shëruar  294 të infektuar, kurse numri i rasteve aktive është 4232.

Share.