Në Kuvendin e Malit të Zi priten ndryshime kadrovike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Partia Demokratike e Socilalistëve vijnë deklarata sipas të cilave në Kuvendin e Malit të zi ka nevojë për ndryshime kadrovike, si në rastin e kryetarit ashtu edhe në Këshillet e Kuvendit, pasi duhet respektuar realiteti i ri politik.

Nga kjo parti veç kanë inicuar shkarkimin e kryetarit Krivokapiq dhe tani gjithnjë e më tepër po diskutohet për ristrukturimin e këshilleve, ku në 3 nga 13 gjithsej në krye ndodhen kuadrot e Partisë Socialdemokrate. Ato e quajnë absurde që pas kalimit në opozitë, PSD të jetë prezent në shumicën e grupeve punuese të Kuvendit.

Share.