Në kuadër të projektit “Bojanatour” u mbajt takimi përfundimtarë me moton “Turizmi i gjelbërt në Ulqin”.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në këtë tubim janë prezantuar rezultatet përfundimtare të këtij projekti, gjegjësisht “Vizioni për bregdetin e Ulqinit 2025”, duke u fokusuar në lumin Buna dhe ishullin Ada, Plazhin të madh, Pyllin të pishave dhe gjirin bregdetar. Njëkohësisht është promovuar edhe “Strategjia komunikuese dhe mjetet për turizëm të qëndrueshëm i bazuar në natyrë, në zonën e lumit Buna”.

Projekti “Bojanatour” është realizuar nga “ECNC Group” nga Spanja dhe parnerët lokal  “Hapi i gjelbër” dhe UBA dhe është finansuar nga  Fondi partnerik për ekosistemet e rrezikuara.

Qëllimi i këtij projekti është të bëjnë një turizëm të qëndrueshëm për 12 muaj, kështu shprehet Xhelal Hoxhiq kryetari  i Hapit të gjelbërt.

Pedro Fernandez Bautista i cili është koordinator i projektit e ka vlerësuar Ulqinin se Ulqini ka një hapsirë të bollëshme me gjelbërim, andaj ajo duhet të ruhet dhe të menaxhohet në mënyrën e duhur.

Projektet që janë të lidhura ngusht me Komunën e Ulqinit janë prezantuar edhe në disa vende të botës me qëllim që edhe ata të njihen me potencialet e Ulqinit.

Pushteti lokal është i koncentruar në një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Komunën e Ulqinit, meqenëse ajo është mënyra që të zhvillohemi sa më shumë edhe ekonomikishtë, kështu deklaron Zana Sarvan drejtoresha e Organizatës turistike të Ulqinit.

Pamjet përfundimtare të projektit të cilat u sollën permes video projektorit dëshmuan se ruajtja e natyrës dhe shfrytëzimi I resurseve natyrore janë ndër faktorët primarë të një ambienti dhe një shoqërie të shëndosht.

Share.