Në Kosovë arrijnë vaksinat e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka mbërritur mbrëmë kontingjenti i parë i vaksinave  kundër Covid-19, si pjesë e programit COVAX. Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca e cila është 76 për qind e efektshme kundër Covid-19. Po ashtu Bashkimi Evropian, ka premtuar se do t’i ofrojë Kosovës e vendeve të tjera të rajonit vaksina për të luftuar virusin vdekjeprurës. Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër coronavirusit. Autoritetet shprehen se tashmë kanë hartuar një plan të imunizimit, të ndarë në tri faza, ku fillimisht pritet të vaksinohen punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Share.