Në Komunën e Ulqinit 20,000 persona gëzojnë të drejtën e sigurimit shëndetësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ndër punët  primare të zyrës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor në komunën e Ulqinit është regjistrimi, rregulli i statusit, dhe mbajtja e evidencës së personave të siguruar. Numri i personave që kanë sigurimin shëndetësor në Komunën e Ulqinit sillet rreth 20,000 persona. Në kuadër të zyrës së Zyrës në Ulqin punon komisioni i mjekëve të cilët mblidhen çdo të enjte dhe vendos për kërkesat të cilat janë në kompetencat  e tyre.

“Furnizimi me medikamente është në përmirësim, por nuk mund të themi se nuk ka mungesë të barnave”, deklaroi  për Televizionin Teuta, shefi i zyrës së Fondit për Ulqin Skender Elezaga.

Në komunën e Ulqinit katër barnatore kanë marrëveshjen e nënshkruar për dhënien e medikamenteve me anë të recetave. “Kohën e fundit mund të themi se kemi një shërbim më cilësor duke ju falënderuar sistemit rrjetor  i cili në fillim ka pasur shumë pengesa”, shprehet Elezaga.

Sa i përket pushimeve mjekësore kohën e fundit janë duke u ndërmarrë masa më rigoroze dhe për ata persona që shfrytëzojnë të drejtën e pushimit mjekësor nga puna për shkak të sëmundjes një kohë të gjatë, pikërisht mbi 10 muaj pa ndërprerje, do të udhëzohen në tek komisioni invaliditor të Fondit për pension.

Share.