Në Kala u përuruar libri “Hapësirat kulturore-Mbi Arkitekturën dhe Identitetin, Ulqin/Mal i i Zi”

Në Kala u përuruar libri “Hapësirat kulturore-Mbi Arkitekturën dhe Identitetin, Ulqin/Mal i i Zi”

0

Në pallatin Venecia në Kala u bër përurimi i librit “Hapsirat kulturore-mbi arkitekturën dhe identitetin Ulqin Mal i i Zi, i punuar nga figura eminente të arkitekturës si Karolinë Jeger Klajn, Gjejlane Hoxha, Renate Bornberg, Ulrike Herbig, Florian Nepravishta, dhe Lirjetë Avdiu Vejsa.

Përurimit të librit i parapriu një tryezë e rrumbullakët në lidhje me prioritet e ruajtjes së lokaliteteve me rëndësi kulurore në Komunën e Ulqinit, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të komunitetit lokal, zyrtarë komunal dhe zyrtarë të institucioneve të Malit të Zi për trashëgiminë kulturore, si dhe ekspertë të kësaj lamie.

Përurimin e librit e hapi sekretarje për çështje shoqërore Pranvera Suliq, kurse prezantimin e bëri përfaëqsuesja e Universitetit teknologjik të Vjenës dhe redaktorja e librit, Ulrike Herbig.

“Ky libër mbi identitetin kulturor dhe arkitekturën e Ulqinit është një projekt i përbashkët i Universitetit teknologjik të Vjenës, atij Politeknik të Tiranës dhe Univerzitetit të Biznesit dhe teknologjisë në Prishtinë, i cili merret me strukturat ndërtimore urbanistike ët Ulqinit. Ideja ishte që studentët të kishin mundësi të njiheshin me strukturat ndërtimore të këtij qyteti, shtresat e shumta që kanë e kanë bërë atë ashtu siç duket sot si dhe për mënyrat për ta ruajtur atë në të ardhmen. Ky është  fillimi i një pune për të eksploruar këtë qytet, por edhe fillimi i një procesi më të gjërë në të cilin duhet të marrin pjesë edhe akterë të tjerë si sociologë, antropologë, juristë apo ekonomistë, në mënyrë që të arrihet tek një përfundim për qasje holistike ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit”, tha Herbig për TV Teuta.

Please follow and like us: